Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas takimit me Presidentin e Rusisë Vlladimir Putin ka deklaruar se situata në rajon ka qenë një ndër temat më kryesore për të cilën kanë biseduar ata.
“Forcat e mëdha përsëri po masin fuqitë e tyre në këto hapësira, për këtë shkak është shumë logjike që situata në rajon ishte tema për të cilën kemi biseduar më gjatë me presidentin e Rusisë”, ka thënë Vuçiç, përcjell Tanjug.
Sipas tij, Putin ka shprehur shqetësimin e tij për stabilitetin në rajon. I pyetur në lidhje me situatën në Maqedoni, Vuçiç ka thënë se qëndrimi i Putinit ka qenë i qartë, dhe i njëjti qëndrim, disa herë është shprehur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej lavrov.

