Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar se Ura mbi lumin Ibër pritet të hapet gjatë 14-15 të këtij muaji.
“Hapje e dhunshme” deklaroi Vuçiq para mediave, duke shtuar kinse “ai pret provokime të reja” nga autoritetet kosovare.
Ai ka shtuar se ka besim se “KFOR-i do ta kryejë punën e vetë”.
“Më 14 apo 15 gusht presim hapjen e dhunshme të urës në Kosovë do të përpiqen të imponojnë disa liderë të rinj serbë, t’i potretizojnë si trima edhe pse nuk janë, e të cilët do të mundohen t’i ndajnë nga Beogradi dhe pastaj të bien dakord me Kurtin se si të bëhen shërbëtorë të tij, ndërsa në fakt punojnë për interesa të huaja. Më lejoni t’u them menjëherë se nuk do të funksionojë, dhe se kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se do ta kryejë punën e vetë”, ka thënë Vuçiq në adresim publik, transmeton “B92”.