Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se askush më shumë se qytetarët e atjeshëm nuk e do Serbinë dhe se është i gatshëm që të luftoj për pavarësinë dhe sovranitetin e saj pa marr parasysh çmimin që do të duhet të paguaj për të.
Ai ka thënë siç raportojnë mediat serbe se nuk ka aspak frikë nga armiqtë e vendit të tij, transmeton Indeksonline.
“Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se politika e jashtme por edhe ajo e brendshme nuk janë të lehta dhe të thjeshta. Ka shumë presione nga disa përfaqësues të vendeve të ndryshme, të cilët nuk e duan Serbinë”, ka thënë Vuçiq.