Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ai do të dëgjohet sot me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Mlladen Ivaniç, raporton Anadolu Agency (AA).
“Unë do të flas me të”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve në Panairin e Turizmit në Beograd.
Ai disa herë ka përsëritur se nuk dëshiron që në rajon të përsëritet e kaluara dhe se është i interesuar për të ardhmen.
“Nuk do të lejojë që diçka të na kthejë në të kaluarën, në asnjë mënyrë. Kthim në të kaluarën nuk ka, nuk duam luftëra, nuk duam atë që mund të na e kthejë vëmendjen nga progresi ekonomik. Do t’ia dalim, duke ruajtur fytyrën e Serbisë dhe duke mos lejuar askënd të poshtërojë Serbinë”, tha Vuçiç.
I pyetur në lidhje me shpalljen e mundshme të zgjedhjeve parlamentare në Serbi në të njëjtën kohë të kur mbahen edhe ato presidenciale, Vuçiç tha se vendimi do të merret më së voni të hënën.
“Vendimin në lidhje me zgjedhjet parlamentare do ta marrim gjatë fundjavës, më së voni të hënën”, ka thënë Vuçiç.
Powered by WPeMatico