Pjesëtarët e policisë nga Stacioni policorë për mbikëqyrje kufitare Mazraçë, më datë 8 qershor rreth orës 19 e 50 minuta në vendin e quajtur Livadhi i Gegës, me lokacion diku në mesë të fshatit Vrutok dhe fshatit Jellovcë, kanë takuar dhe ndaluar veturën e tipit ,,Micubishi,, me 4 persona si dhe ngarkuar me 1 metër kub dru për ngrohje, vetura ka qenë e drejtuar nga personi B.A.74 vjeç nga fshati Reçan i Gostivarit, ku si bashkudhëtarë kanë qenë A.R.50 vjeç,B.N.56 vjeç si dhe J.H. 41 vjeç të gjithë nga fshati Reçan i Gostivarit.
Të njëjtit nga ana e pjesëtareve të policisë janë arrestuar në Stacionin policorë Gostivar dhe janë mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. /TS/