10 May
Mbrëmë rreth orës 21.00, në oborrin e Qendrës Klinike “Nëna Terezë” në Shkup është gjetur një mjeke me lëndime të shkaktuara nga sulmet me thikë në pjesën e krahve dhe me vena të prera. Ndihma e shpejtë mjekësore e cila ka ardhur pas thirrjes së një qytetari ka konstatuar vdekjen e saj.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka vërtetuar rastin dhe gruan e ka identifikuar viktimën me incilet J.S. mjeke e nefrologjisë dhe njëkohësisht profesoreshë.
MPB do të japë informata më të hollësishme gjatë ditës së sotme.