Qeveria në seancën e sotme të 85-të, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë së Ekonomisë së Ujërave e pranoi Propozim-dispozitën për ndryshim dhe plotësim të dispozitës për kriteret më të afërta për pagesa të drejtpërdrejta, shfrytëzuesit e mjeteve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave të drejtpërdrejta për vitin 2018.
Me dispozitën, siç thonë nga Qeveria, sigurohet subvencion plotësues nga një denar për kilogram për rrush të dorëzuar për llojet “vranec” dhe “smederevka”. Kjo masë do të kontribuojë dhe për rritje të rentabilitetit të prodhimtarisë së këtyre dy llojeve më të pranishme.

