Autori i vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani, pasi ka kryer krimin e rëndë, ka publikuar në llogarinë e tij në Snapchat foton e krahut të tij të plagosur si dhe një video të thikës së përdorur për këtë ngjarje.
I mituri, i identifikuar si Mario Perlleshaj, ka ndarë këto pamje “me krenari” në rrjetin e tij social, duke treguar kështu gabimin trashanik të bërë prej tij, që i kushtoi jetën Canit, si dhe mbeti i plagosur një bashkëmoshatar tjetër.
Në foto ai është i ulur në sedilet e pasme të një automjeti, ndërsa fotoja është shkrepur nga personat para, për të cilët nuk bëhet me dije identiteti.
Sakaq, arma e ftohtë e të miturit, thika, është shumë e mprehtë e konsiderueshme e madhe, e cila nuk është arritur të vëzhgohet nga të rriturit në shkollë.
Mario Perlleshaj është arrestuar nga uniformat blu dhe akuzohet për dy vepra penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.
Ngjarja ndodhi për një konflikt me motive të dobëta, e nisur më herët nga rrjetet sociale, por fatkeqësisht i mituri nuk arriti të mbijetonte plagëve.