Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhesion Toromenin, të dyshuarin kryesor për vrasjen me thikë të Besmir Kumries, 32 vjeç, më 19 gusht në fshatin Kryekuq të Divjakës.
Ngjarja ndodhi jashtë një lokali, ku mes palëve ka shpërthyer një konflikt që përfundoi në tragjedi. Kumria u godit dy herë me thikë, ndërsa ndodhej me miqtë. Edhe pse u ndihmua menjëherë, ai nuk i mbijetoi plagëve.
Toromeni u arratis pas krimit, por u kap brenda pak orësh nga policia e Fierit. Sipas hetimeve paraprake, sherri kishte rrënjë të vjetra, të lidhura me një kanal vaditës, që kishte sjellë përplasje të vazhdueshme mes dy familjeve.