Vrasje e dyfishtë në Mesinia të Greqisë. Sipas mediave vendase dy persona janë gjetur të pajetë jashtë një lokali në në zonën e Finikoundës në Mesinia.
Dyshohet se njëri prej viktimave është shqiptar.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Pritet komunikata zyrtare nga Policia për zbardhjen e krimit.