Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë për autorin e vrasjes së Mehmet Qemës, duke e lënë atë në burg. Mësohet se kjo masë u kërkua nga prokuroria për Marjus Demën, i cili akuzohet për ‘vrasjes me dashje’ megjithëse ai ka deklaruar se gjithçka ishte aksidentale dhe ai nuk e dinte që arma ishte e mbushur.
Ndërkohë, për Xhuljano Koçin dhe Frenkli Myftarin u la masa ‘arrest shtëpie’. Ndërsa ‘Detyrim paraqitje’ për Erlind Pekën, Blerim Hotin, Marjus Halilin si dhe Eder Pjetrin.
Nga salla e gjyqit, Dema ka deklaruar se ngjarja ishte aksidentale, ndërsa shprehu pendesë të madhe për krimin. “Vrava vëllain tim!”, mësohet të ketë thënë para togave të zeza 28-vjeçari.
Gazetarja Lala ka siguruar edhe pamjet nga brenda sallës së gjyqit, ku të ndaluarit qëndronin pas kafazit të xhamit, ndërsa mbanin gjatë gjithë kohës kokët të ulura, për t’i shpëtuar edhe objektivit të kamerave.