Vrasja ditën e sotme e Taulant Beqiraj në Vlorë, ka ngritur dy pista hetimit, të cilat sipas grupit hetimor mund të jenë prishja e pazareve të drogës dhe përplasja me armë e ndodhur në 2018.
Taulant Beqiraj që mbante disa mbiemra, u vra ditën e sotme në mes të Vlorës. Ai është një person me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë. Ndërsa pistat ku po hetohet, janë ajo e larjes së hesapeve për prishje pazaresh të drogës mes grupeve në Norvegji dhe pista e dytë një përplasje me armë e ndodhur po në Vlorë në vitin 2018.
Duke udhëtuar në një automjet i armatosur dhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi u përfshi në një përplasje mes bandave në Vlorë.Në përplasje u përfshinë dy grupe kriminale me nga 4 persona, të cilët qëlluan nga makina në makinë me armë zjarri, duke lënë të plagosur 3 persona.
Far Ëesti mes bandave mund të ishte kthyer në tragjedi, pasi grupet sulmuan njëri-tjetrin gjatë ditës në mes të rrugës./syri



