Pjerin Xhuvani, aktivisti i Partisë Socialiste që u vra ditën e sotme në Elbasan ka marrë të paktën 5 plumba në bark. Lajmi bëhet me dije nga burime për ABC. Ndërkohë dy nga personat që kanë mbetur të plagosur nga përplasja me armë, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani, pjesë e shtabit të PD-së në Elbasan, janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore.
Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën edhe dy persona të tjerë, konkretisht , Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë. Kjo e fundit po vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Elbasanit ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Papleka ka deklaruar përpara grupit hetimor se e kreu krimi për vetëmbrojtje. Ai është shprehur se kishte shkuar në zonë pasi kishte marrë raportime se disa persona po ndani para në këmbim të votave dhe në tentativë për t’i ndaluar është “ndezur” përplasja./mv.abcnews.al