Vrasja në Elbasan në ditët e fundit të fushatë elektorale ka tronditur jo vetëm banorët e zonës por partitë politike.
Drejtuesi politik i PD në këtë qark, Gazment Bardhi, nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë u shpreh.
“Një nga eksponentët e krimit të organizuar, vendngjarjen e shikoni vetë. Është personi që kam denoncuar Ditën e Verës, një grup personash, shtabi i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit.”
Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD.
Rrethanat mbeten ende të paqarta ndërsa mësohet se e plagosur ka mbetur dhe një efektive policie.