I akuzuari për vrasje, 74-vjeçari Denis Asanov nga Shtipi, ka qenë monstruoz, pervers dhe i pamëshirshëm, mëson TV Star nga burimet e veta, ndërsa gjykimi ndaj tij vazhdon sot. Sipas aktakuzës, Asanov e vrau Borjankën me thikë në shtëpinë e tij, duke e goditur disa herë, gjë që i shkaktoi vdekjen. Më vonë, ai e copëtoi trupin e saj, duke dërguar pjesë të tij në lokacione të ndryshme, ndërsa trungun e kufomës e varrosi në oborrin e shtëpisë. Gratë ishin obsesioni i tij, për çka edhe supozohet se Borjanka është vrarë nga xhelozia. Përveç që tregoi brutalitet dhe gjakftohtësi të jashtëzakonshme në vrasje, Asanov tërhoqi vëmendjen edhe si një person pervers; kur policia hyri në shtëpinë e tij për të kërkuar prova, gjeti në krevatin e tij një kukull femre të përmasave njerëzore, të veshur, me të cilën ai flinte.
Data 03.04.2026
Aktuale
- Najçevska, Mickoskit: Kur shkatërron sistemin e drejtësisë dhe arsimin, hapësira pushtohet nga njerëz pa njohuri elementare
- Rasti i Elona Coklit në Ferizaj –Valon Aliu shpallet fajtor, dënohet me 25 vjet burg
- Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish çmimin e naftës sot! Kalimi i 220 lekë për litër aktivizon uljen e akcizës, por…
- REAGIM nga Grupi Parlamentar i Frontin Evropian: Tërheqja e Propozim-ligjit për lojërat e fatit veprim i pakuptueshëm dhe joserioz
- Arrestohet gruaja, e cila kërkohej prej 5 vitesh me fletarrest
- Arrestohet një grua nga Skudrinja, ishte e kërkuar me fletarrest për vuajtje të dënimit me burg prej pesë viteve
- VMRO-DPMNE: Ku ka krim dhe korrupsion, aty janë Zaev dhe Filipçe
- Tetovë: Motra denoncon vëllain për falsifikim dokumentesh, tentoi të përvetësojë pronën familjare


