Memedali Jusufi
Ate qe ben Izraeli ne Palestine kalon cdo nocion historik qe mund ti jepet nje shfarosje masive, ku e pesojn e me shume gra dhe femij te pambrojtur. Kjo e tejkalon edhe fashizmin e HItlerit dhe eshte me shume se gjenocid . thjeshte eshte vrasje e njerzimit.
Vrasjet politike janë ndër vrasjet më të njohura dhe më të përfolura në historinë e njerëzimit. Shumë vrasje të liderëve politikë dhe shoqërorë lanë gjurmë të thella dhe ndryshuan historinë e njerëzimit . Por kjo qe ndodhe aktualishte me cionistet, eshte dicka qe do mbetet ne memorien e secilit banor te globit.
Nacionalizmi fashizmi dhe Cionizmi —
Fashizmi, nga njera ane, bazohet ne teorine mbi racat. Lartesimi, madherimi I races eshte nje nga parimet kryesore te fashizmit.Hitleri në Mein Kampf nënvizon shkëlqyeshëm se cionizmi si lëvizje kryesisht politike duhet përgjigjur politikoushtarakisht. Ai aty në veprën e cituar deklaron: është thjeshtë dërdëllisje dhe e pamjaftueshme një antisemitizëm fetar, për me tepër, njeriu politik duhet të shmangë terrenin e fesë. Krejtë ndryshe nga panteoni sllav, keltë etj. ai i gjermaneve ishte i njohur qysh më përpara që nga koha e renesansës, pik së pari në sajë të shkrimeve te Tacitit;pastaj në shekullin XVIII, njohja u thellua kur u zbulua në Islandë dhe në Skandinavi Eddat dhe mbeturina të tjera, për më teper, të gjitha vendet e Evropës, që nga Spanja deri në Rusi, ruanin kujtimet e “invazioneve barbarë” , domethënë gjermanike, dhe në shekullin XIX dinastitë mbretërore ishin të mendimit, në përgjithsi, se kishin këtë origjinë. “Mbretërit tanë janë vendosur në të gjithë fronët e Evropës, deklaronte Henrich Heine me qësendi.Së fundi, ndjenja e bashkësisë gjuhësore midis fiseve gjermanike të shpërndarë është shfaqur që në kohen e Karlit të Madh, në kontaktë me kulturen latine shumë më superiore se e tyre.Ja se pse kur fletë per gjuhën si komponentë e kombsisë dhe e racës Dr.Muhamet Nakavi thotë:se racizmi është një ndjenjë e unitetit që mbështetet në farefisnin.Vija e parë e këtij synimi është një realitet objektivë, domethënë lidhja e dikuj me të ëmën dhe të atin.Në qoftëse ky reth zgjerohet, atthere kemi të bëjmë me
familjen , me fisin.Kjo ndjenjë përmban një kundervënje të paevitueshme midis “ne”dhe “të tjerët” domethënë një mëri të fshehtë.Po kjo ndjenjë, më pas lejonte, gjithashtu, të mbrohej
parësia e gjuhes gjermane. Racizmi në përgjithësi ishte një ideologji pesimiste ose negative, siç vihet re te Gabinoja edhe përkundër këti fakti Hitleri e bëri racizmin antisemit një
doktrinë positive. Sipas tij, raca çifute ishte personifikimi i së keqes, shkaku qysh prej Mojsiut ndërhynë gjithmonë për të devijuar përsëri rrjedhën normale të gjërave dhe se cionizmi
është faktori antinatyror në histori.
Një ndër pasojat më të mëdha të nacionalizmit është paragjykimi; ndjenjë e furishme gjatë së cilës individi apo grupi bëhen egocentrikë, e injorojnë realitetin si dhe bëhen të ashpër dhe të palëkundshëm në qendrimet e tyre. Ndjenjat e nacionalizmit në një vendë zakonisht shpiejnë deri te paragjykimi kundër popujve të tjerë, dhe nga aspekti sociologjik i inkurajojnë “grupet dhe njerëzit që ta duan dhe ta lëvdojnë vetëm popullin e vetë, ndërsa të gjithë ata që janë jashtë këtij grupi” konsiderohen si armiq dhe përbuzen. Patriotizmi edhe në qëndrimet e liberal-demokracisë si u pa më herët nuk ishte më vizionar në aspektin e vet-kritikës, dhe ndjenjës së përgjegjsisë dhe me të drejtë Valter Lecqueri, sociolog i njohur thotë: “Njëra nga vecoritë kryesore e nacionalizmit është mbivlersimi i një populli dhe përbuzja e një populli tjetër respektivishtë inkurajimi i kompleksitë të padëshiruar të
supeorioritetit”.Nacionalizmi e braktis realitetin dhe lejon që në shoqëri të dominojë vizioni idealist dhe mitoman. Me qëllim që ta glorifikoj vet-veten, nacionalizmi kryesishtë shërben me supozime, egzagjerime me arsyetime të gabuara, me përbuzje dhe vetlavdërime të palejueshme, dhe c’është më e keqja të gjitha këto i përdorë për shtrembërimin e historisë, për krijimin e modeleve dhe për shkruarjen e legjendave. Faktet historike shtrembërohen dhe shndërrohen në mite imagjinare që realitetin historik dhe social e bëjnë të dyshimtë.Vill Durant thotë: “Shekulli XIX-të e shpiku nacionalizmin dhe i korruptoi të
gjithë historianët”. Cdo nacionalist vendin e tij e konsideron si një vend të zgjedhur nga Zoti, ndërkaq bota tjetër është përplot djallëzi dhe barbarizëm. Një ndër dëmet tjerë abuziv është
interpretimi i gabuar i historisë1. Edhe pse në shumtën e rasteve, sikur në fillim të zhvillimit të vet ajo si ideologji padyshim kishte edhe ambicje pozitive prap se prap e gjeti ekstremin e vet në racizëm. Si mënyrë e të menduarit dhe lëvizje intelektuale nacionalizmi u përhap nëpër tërë Evropën qendrore dhe perëndimore. Macini, i cili u bë i njohur në Itali si njeri ndër tereocienët më të mëdhenj të shkollës së nacionalizmit të shekullit të XIX. Përfaqësuesit dhe flamurtarët më të mëdhenj te nacionalizmit gjatë këtij shekulli ishin emra të njohur si Garibaldi ne Itali, Viktor Hygo në Francë etj, e që dëshmojnë edhe njëherë atë që thash në fillim sollën ngjarje të mëdha por në asnjë mënyrë nuk duhet të anashkalohet fakti se ndjenjat nacionaliste cdoherë kanë përfunduar në racizëm. Grekët në kulmin e qytetërimit të tyre, popujt jogrekë i quanin barbarë. Aristoteli ka thënë: Vetë vullneti i natyrës është që barbarët të janë skllevër të grekëve dhe jorastësisht R. Pallmer, në analizën e tij më të hollosishme përmbajtjes motiveve dhe pasojave që cuan nacionalizmin në kolonilizim ose imperializim thotë se: Kolonilizimi ose imperializmi në fund të shekullit XIX në
mënyrë të përmbledhur mund të përcaktohet si qeverisje ose sundim i një vendi tjetër .Në një shkallë të gjerë motivet e imperializmit ishin të pandara nga nacionalizmi iskajshëm.Krijimi i institucioneve mbi-kombëtare apo super nacionale vendosën ti japin fund nacionalizmit ekstrem. Njëkohësishtë nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës fillon faza e vlerave demokratike pas një periudhe që ne i themi shpeshherë neokolonializëm. Në fakt kjo periudhë kishte edhe anën tjetër të medaljes, nacionalizmi me qëllim që ta parandalojë dhe pengojë bashkimin e ish-kolonive, ti mbajë të dobta dhe të mvarura nga fuqitë e mëdha Kështu, nacionalizmi përdori fuqinë e vet për të mbetur akoma forca më negative historike.Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore në rendin e ri filloi të lansohet idea për vet-vendosje nacionale .
Sionizmi ose Cionizmi (hebraisht: ציונות, Tsiyyonut) është një lëvizje nacionaliste që u shfaq në shekullin e 19-të për të përkrahur mbështetjen për krijimin e një atdheu për popullin jehud në Palestinë,një rajon që përafërsisht korrespondon me Tokën e Izraelit në traditën hebraike. Pas krijimit të Izraelit, sionizmi u bë një ideologji që mbështet “zhvillimin dhe mbrojtjen e Shtetit të Izraelit”.Sionizmi fillimisht u shfaq në Evropën Qendrore dhe Lindore si një lëvizje ringjalljeje kombëtare në fund të shekullit të 19-të, si në reagim ndaj valëve më të reja të antisemitizmit dhe si një përgjigje ndaj Haskala, ose iluminizmit hebre. Menjëherë pas kësaj, shumica e udhëheqësve të lëvizjes e lidhën qëllimin kryesor me krijimin e atdheut të dëshiruar në Palestinë, atëherë një zonë e kontrolluar nga Perandoria Osmane. Ky proces u pa nga Lëvizja Sioniste si një “mbledhje e mërgimtarëve” (kibbutz galuyot), një përpjekje për t’i dhënë fund eksodeve dhe persekutimeve që kanë shënuar historinë hebraike duke e kthyer popullin hebre në atdheun e tyre historik.