MPB-ja merr në pyetje dëshmitarët për vrasjen që ndodhi dje pasdite në lagjen Aerodrom të Shkupit, për ta zbuluar identitetin e sulmuesit apo sulmuesve që vranë 28 – vjeçarin Martin Janushev. Disa spekulime që u shfaqën në publik, duke cituar dëshmitarë, janë se me pistoleta kanë shtënë dy persona, edhe pse në Buletinin policor thuhet se ka qenë vetëm një.
Prokuroria mbrëmë vonë e përfundoi hetimin në vendin e ngjarjes në kafenenë “Red Kafe” ndërsa gjurmët e mbledhura nga vendi i ngjarjes janë dorëzuar për analiza. Trupi tashmë është dorëzuar për autopsi. Policia po kërkon ende fajtorin e vdekjes së Janushevit, si dhe më tej po përcaktohen motivet për vrasjen, të cilët tani janë në fushën e informatave të pakonfirmuara. Nga MPB nuk japin më shumë detaje . Nga Ministria e Shëndetësisë kanë reaguar duke thënë se kur trupi i Janushevit është sjellë në spitalin Shën Naumi i Ohrit, nuk ka treguar shenja jete. Pavarësisht përpjekjes 40 minutëshe të mjekëve për ta reanimuar, megjithatë kjo doli e pasuksesshme. Martin Janushev ishte ish-lojtar i klubit Lokomotiva.