Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë një kryeqytet, ku një 30 vjeçare me shtetësi të huaj u gjet e vrarë me thikë në një banesë të marrë me qira.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se viktima dyshohet të ketë ndërruar jetë prej disa ditësh.
Ajo u gjet nga pronari i banesës së marrë me qira prej saj, i cili dhe lajmëroi uniformat blu për ngjarjen e rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë bllokut të ambasadave.
Në trupin e 30 vjeçares u konstatuan plagë të cilat dyshohen se janë shkaktuar me thikë.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes.
LEXONI EDHE: Gjendet e vrarë me thikë shtetasja e huaj në banesën me qira në Tiranë! Trupi i 30 vjeçares do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.