Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, ka bërë që këtë të mërkurë një grup të rinjsh dhe qytetarësh në Kukës të zhvillojnë një protestë para Drejtorisë Vendore të Policisë.
Qytetarët me një pankartë të madhe ku shkruhej “A keni fëmijë ju, Klodian Rasha” kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtueseve të Policisë së Shtetit dhe zbatimin e ligjit. Ata hodhën akuza për policinë e shtetit duke e akuzuar për vdekjen e të riut.
“Sot jemi mbledhur para policisë vendore si qytetarë të lirë për të shprehur indinjatën tonë dhe të rinjve shqiptar për këtë akt kriminal”, thanë ata.



