Shkolla 9 vjeçare “Fan Noli”, ka reaguar për vdekjen tragjike të nxënësit të tyre, Martin Canin, i cili u vra me thikë nga një bashkëmoshatar të tij një ditë më parë (18 nëntor).
Përmes një postimi në rrjete sociale, shkolla shkruan se ky ishte një rast tronditës për të gjithë arsimtarët, prindërit dhe nxënësit.
“Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më! Qofsh i parajsës, engjëll!”, shkruan shkolla.
Postimi i plotë:
Sot u tronditëm të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më!