Ende pa u mbushur java që nga varrimi i vajzës së re, Vanja Gjoçovska, që u rrëmbye e u vra, partitë tashmë disa ditë partitë akuzojnë njëra-tjetrën duke kërkuar përgjegjësi dhe lidhjet e tyre me vrasësin.
Dragan Kovaçki nga opozitarja VMRO-DPMNE i rikërkoi Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski të sqarojë nëse vrasja e Vanjës ka mundur të parandalohet.
“Spasovski hesht dhe nuk përgjigjet nëse automjeti i Pançes së vrarë, me të cilin u rrëmbye Vanja, 3 ditë lëvizte në rrugët e Shkupit. Kjo është e rëndësishme sepse nëse Ministria e Punëve të Brendshme do të kishte lëshuar një njoftim qendror për automjetin, do të ishte gjetur sapo të regjistrohej nga sistemi Safe City, e vrasësit e Pançes do të kapeshin, domethënë vrasja e Vanjas mund të nuk kanë ndodhur. E kemi për detyrim që njohuritë e reja që kemi dhe dilemën që janë të justifikuara t’i parashtrojmë publikisht.”- deklaroi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.
E deri sa VMRO-DPMNE kërkon përgjigje nga ministri i brendshëm, nga ana tjetër partia nga ku vjen ministri, LSDM-ja, tashmë dy ditë pyet VMRO-DPMNE-në për lidhjet e kreut Hristijan mickoski me vrasësin Lupço Palevski.
“Hristijan Mickoski nuk duhet të hesht për takimet me Palevskin, por duhet të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet për çfarë janë marrë vesh. Palevski, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë që tronditi mbarë opinionin maqedonas, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të DPMNE-së dhe publikisht përkrahte Mickoskin, si dhe partnerin e tyre të koalicionit Levica. Me pikëpamje radikale, Palevski ishte vegël e DPMNE-së në një fushatë të zezë kundër LSDM-së, por edhe kundër gjithçkaje që nënkupton demokraci në Maqedoni dhe për nxitjen e tensioneve etnike.”- thanë nga LSDM-ja.
Nga LSDM shtojnë se sipas ligjit, organet kompetente, në radhë të parë Prokuroria Publike, janë të obliguara të hetojnë marrëdhëniet e Palevskit me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe Mickoskin.