Koalicioni AKI ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në komunën e Vrapçishtit, me pjesëmarrjen e kandidatit për kryetar komune, Isen Shabani, si dhe liderëve të koalicionit, Arben Taravari dhe Ali Ahmeti.
Tubimi shënoi fillimin e angazhimit zgjedhor të AKI-së në këtë komunë, me fokus në mobilizimin e qytetarëve dhe synimin për fitore më 11 janar, theksohet në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.


