Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe bartës i listës së kandidatëve në Njësinë e gjashtë zgjedhore, e realizoi të drejtën e tij të votës në vendvotimin 0816 në fshatin Zajaz të Kërçovës.
Pas votimit, Ahmeti deklaroi se dëshiron proces të rregullt dhe të respektohen udhëzimet shëndetësore, duke potencuar se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme nëse dihet, siç tha, se deri tani kemi përfunduar shumë procese të rëndësishme për rajonin dhe paqen në përgjithësi.
“Hapet faqe e re në historinë e këtij vendi, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me ç’rast fituesit kanë përgjegjësi historike që t’i plotësojë kushtet e nevojshme për BE. Do të duhet të punohet në ngritjen e standardit për jetë më të mirë, arsim dhe shëndetësi më të mirë. Do të thotë, do të ketë punë të madhe që të plotësohen kërkesat dhe pritjet e popullit. Unë jam i bindur se do të arrijmë. Dihet platforma e ynë, pres fitore në kampusin shqiptar”, deklaroi Ahmeti.
https://www.facebook.com/watch/?v=300592007753804&t=0