Me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë për vitin 2023 dhe 2024, të përgatitur nga raportuesi special Thomas Waitz, prëcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky është raporti i parë mbi progresin e vendit në rrugën e tij evropiane në tre vitet e fundit.
Fjalët që i referohen drejtpërdrejt “gjuhës dhe identitetit maqedonas” u hoqën nga versioni përfundimtar.
closevolume_off
Eurodeputetët Andrzej Halicki, Kathleen Van Brempt dhe Dan Barna paraqitën amendamente me shkrim për të fshirë referencat për gjuhën dhe identitetin në Raport. Një nga amendamentet e tyre, i cili u votua i pari, u miratua me 458 vota pro, 109 kundër dhe 118 abstenime.
Seksioni “me respekt të plotë për gjuhën dhe identitetin maqedonas” në paragrafin 3 është fshirë.
Draft-raporti mbi progresin e vendit në rrugën e tij drejt BE-së ka shkaktuar tensione në Bullgari mbi gjuhën maqedonase dhe identitetin në të.
Maqedonia aplikoi për anëtarësim në mars të vitit 2004 dhe mori statusin e shtetit anëtar në dhjetor të vitit 2005.