Ngjarjet e fundit në skenën politike në Maqedoni e sidomos në sistemin e gjyqësor po vazhdojnë ti minimizojnë, diskriminojnë dhe poshtërsojnë shqiptarët e Maqedonisë. Fatkeqsisht tek ne shqiptarët është instaluar një praktikë shumë e keqe të cilën në mënyrë të qëllimshme e kanë sjellur pushtetarët e deri tanishëm. Aq shumë na kanë varfëruar, poshtruar e nëpërkëmbur sa që kur VOTOJMË nuk jemi në gjendje që të mendojmë më shumë sesa për ekzistencë dhe kjo normal që pastaj na sjell pasoja në përfaqësim dhe realizim të të rë drejtave tona kolektive.
Deri sa ne VOTOJMË për tu punësuar, avansuar dhe pasuruar nuk mund të presim përmirësim të statusit tonë si komb dhe të drejtave tona kolektive. Nuk është logjike nga veprimet e njejta të presësh rezultat të ndryshëm e kjo fatkeqsisht po ndodh me neve si shqiptarë. Deri tash ciklet zgjedhore i ka fituar BDI, ka formuar qeveri me partner maqedonas pa asnjë kusht dhe parim, na kanë ndodhur shumë montime, poshtrime, diskriminime, pastajë i kemi sharë, nënçmuar dhe nuk kemi mbetur gjë pa ju thënë dhe kur kanë ardhur zgjedhjet e ardhëshme ata prap kanë fituar. Kjo mënyrë e VOTIMIT është reflektuar edhe në VOTIMET që i ka bërë qeveria dhe shumica parlamentare të cilët vazhdimisht kanë VOTUAR në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë.
I tillë është edhe rasti i VOTIMIT të kryeprokurorit Jovevski, një anti shqiptarë i dëshmuar, të cilin kjo qeveri e sjelli me një entuziazëm të madh bile duke e akuzuar Besën dhe Aleancën se nuk e kanë votuar atë. Se ky VOTIM u tregua si fijasko dhe një goditje tjetër për shqiptarët nuk u desht shumë kohë për tu vërtetuar. Po ky kryeprokuror bashk me prokurorët tjerë maqedonas i MBIVOTUAN prokurorët shqiptarë dhe rikualifikuan lëndën e Almirit duke e liruar mostrumin dhe vrasësin B.I ( për arsye higjienike nuk po ja shkruaj emrin) duke patur për dëshmi video material që tregon qartë e ky monstrumi ka kryer vrasje me paramendim, kurse Jovevski i reformuar i qeverisë e kualifikon si incident trafiku. Kjo është tallje me shqiptarët dhe vrasje e sërishme nga ana e prokurorisë dhe këtë me shumë entuziazëm e ka VOTUAR kjo shumicë parlamentarë të cilët po çirren tash përmes statuseve të facebookut se na qenkan për reforma në gjyqësi, hipokrizi e paparë.
Një dukuri tjetër negative që po na ndodh me neve si shqiptarë e që po përhapet me përmasa të mëdha është servilizmi ndaj maqedonasve. Fatkesisht edhe kjo u instalua nga pushtetarët shqiptarë të deritanishëm të cilët me shumë zell e përkushtim ju shërbyen partive politike maqedonase. Tash ky servilizëm ka ndërruar formë dhe po bëhet direkt te partitë maqedonase jo nëpërmjet partive shqiptare. Ne si shqiptarë duhet ta kemi të qartë se të drejtat tona kolektive nuk i zgjidhin dot partitë maqedonase, po ato duhet ti zgjidhim vet. Nuk na ka hije neve si shqiptarë si autokton që jemi në këto troje të sillemi në mënyrë të tillë. Edhe ligji për gjuhët që fatkeqsisht po na servohet si zyrtarizim nuk përputhet me autoktoninë tonë dhe na paraqet si qytetarë të rendit të dytë dhe gjuhën shqipe si gjuhë të dytë. Kjo është e papranueshme.
Është koha që të fillojmë të sillemi ashtu sikurse me të vertetë jemi, pra autokton në trojet tona dhe jo të kënaqemi dhe të bëhemi euforik me arritje minimale që po na servojnë këta pushtetarë të pa aftë. VOTIMI është çelësi prandaj për hera tjera kujdesi duhet të jetë maksimal që pastaj mos të pendohemi për atë që kemi bërë.