
Kreu i qeverisë tha se qeveria ka trashëguar një situatë katastrofikem ndonëse sot vendi është më i përparuar nga ana digjitale. Kosto e shërbimeve konsullore ka rënë në mnëyrë drastike sipas tij
“Dua të theksoj se për ne mbetet sfida e sfidave që të sigurojmë pjesëmarrjen në procesin më të rëndësishëm që janë zgjedhjet të të gjithë qytetarëve që banojnë jashtë vendit. Për të garantuar pjesëmarrjen në votime duhet të regjistrojnë shqiptarët jashtë vendit. Jemi i vetmi shtet në Europë që nuk ka të regjistruar njerëzit e vet. Nuk di as sa janë, as ku janë, as çfarë nevojash kanë dhe pa bërë këtë regjistrim e kemi të pamundur t’i përfshijmë të gjithë shqiptarët në procesin e votimit. Procesi ka filluar. Ky regjistrim i përgjithshëm që ka nisur e që do të shtrihet në të gjitëh territoret ku jetojnë shqiptarët përmes aplikimeve online do të na japë mundësi që më herët se sa vonë të mund ti përfshijmë shqiptarët jashë vendit në procesin demokratik duke i dhënë mundësi të votojnë nga aty ku janë e mos të jenë të detyruar të vijnë në Shqipëri për të votuar. Kuptohet që dhe kjo do të kërkojë kohën e vet. ”, tha Rama.
Ai u shpreh për një unifikim të shërbimeve konsullore me Kosovën, por duke theksuar se kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për një Shqipëri të Madhe. Madje kryeministri hodhi edhe idenë e krijimit të një konsullate ballkanike.
15 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

