
“Vendosëm ta bënim publike këtë nënshkrim memorandumi me Shoqatën Botërore të Trupave Zgjedhore, e cila do të na insistojë në realizimin e një studimi në lidhje me fizibilitetin e teknologjisë në zgjedhje. Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe kërkojnë pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjerë, minimalisht 20 muaj deri në dy vjet. Nuk ka asnjë vend që ta ketë implementuar brenda 5 muajve. Unë do të doja që dikush nga ju të më thoshte e ke gabim. Nuk njoh ndonjë vend që ta ketë bërë në 5 muaj implementimin teknologjisë së zgjedhjeve në vendin e vet. Memorandumi përmban 13 nene dhe afati i zgjidhjes së tij është 90 ditë”, tha Biba.
22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

