Parlamenti është përfshirë në debate të forta sot lidhur me votimin dhe numërimin elektronik. Deputetët e opozitë e kanë cilësuar kërkesën e Partisë Demokratike thelbësore për votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Por kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka thënë se kjo është thjesht një alibi.
“Me gjithçka mund të bëni fushatë elektorale, por me këtë gjë mos bëni fushatë elektorale”, – tha Ruçi.
Ruçi ka këmbëngulur sërish se kjo kërkesë është e papërshtatshme, deri sa OSBE/ODIHR e kanë kundërshtuar që në fillim.
“Kemi një albitër në këto 25 vjet demokraci, kemi pranuar një albitër që është OSBE-ODIHR. Nëse ata e marrin përgjegjësinë dhe e rekomandojnë një gjë të tillë, atëherë jemi gati ta bëjmë votimin elektronik”, – shtoi deputeti socialist.
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar, duke i thënë fillimisht Ruçit se është jashtë funksionit të tij në partinë që përfaqëson.
Berisha ka kërkuar që të zgjidhet çështja e votimit të emigrantëve, por sipas tij, “Rama e ka mendjen për të liruar Aldo Baren nga burgu”.
“Në interesin më të mirë të shqiptarëve ju bëj thirrje të pranoni kërkesën, sepse është rruga ligjore, absolutisht e vetme për të mundur që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje si një vend demokratik. Nëse apriori e hidhni poshtë bindi opozitën se vetëm zgjedhje të drejta s’mund të ketë. Ju drejton armiku më i egër pas kohës së diktaturës. Ju drejton njeriu si Asadi i Sirirë”, – theksoi Berisha duke iu referuar kryeministrit Rama.
“Kryetari juaj e di që përfundon në koshin e plehrave të historisë e nuk ka si ta pranojë kurrsesi sepse është angazhuar në një proces kriminal të lirimit të Lul Berishës, Aldo Bares, atë e menaxhojnë bandat e bandidatë. Ju s’ju pyet fare, – vazhdoi Berisha. – Dhe me hakmarrjen për drejtësi po bën të njëjtën gjë si me Aldo Baren. Do votojmë apo do i nënshtrohemi një njeriu që i është nënshtruar kapos së Meduzës Pranoni kërkesën e ligjshme të të gjitha forcave politike opozitare sepse mund ti krijojë vendit probleme madhore”.
26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)