04 July
Këshilli gjyqësor përsëri do të mbajë zgjedhje për kryetarin e ri të Gjykatës Penale. Këtë vendim e morën dje anëtarët e Këshillit. Votimi i kaluar për zgjedhjen e shefit të Njësisë së Shkupit u anulua.
Kjo nënkupton se shfuqizohet edhe konkursi për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Penale, ku në garë janë ish-kryetari, Vlladimir Pançevski dhe gjykatësi Ivan Xholev.
Zoran Karaxhoski, kryetar i Këshillit gjyqësor, tha se të gjitha konkurset e shpallura para janarit të këtij viti, nuk janë në fuqi për shkak të vjetërsimit të tyre dhe për shkak të vlerësimit të rregullt të gjykatësve për vitin 2015 dhe 2016.

