Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme tregojnë për një renditje të re në skenën politike shqiptare në Maqedoni, raporton portali “tetova1”.
Nga analiza e votave për Listat e këshilltarëve që e ka kryer analisti Robert Nesimi del se BDI ka gjithësej 89 618 vota që përbën 42% të votave shqiptare.
Prej zgjedhjeve të djeshme tash më Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela është forca e dytë politike të shqiptarët në Maqedoni. Aleanca për Listat e këshilltarëve ka fituar 49 162 vota që përbën 23 % të elektoratit shqiptar.
Lëvizja Besa në zgjedhjet e djeshme ka fituar 46.534 vota që përbën 22% të elektoratit shqiptar.
Rënie të madhe ka pësuar PDSH e cila tash më është e katërta dhe ka vetëm 16.873 vota që përbën 8% të elektoratit shqiptar.