Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka bërë një thirrje publike për diasporën shqiptare, duke i kërkuar që të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Topalli thekson se emigrantët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë procesit të votimit, pasi, siç e shpjegoi ajo, duhet të votohet partia, ose kandidati nga ajo parti, ose një parti dhe kandidat nga e njëjta parti.
“Vota e emigrantëve po bën histori dhe ata janë shpresa për ndryshimin e madh në vend,” – theksoi Topalli në postimin e saj.
Topalli shprehet më tej se angazhimi i diasporës është thelbësor për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.
Mesazhi i Topallit:
Mirëmëngjes të dashur shqiptarë që jetoni jashtë kufijve të Shqipërisë Faleminderit që votuat për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme, më të zhvilluar. Sqarim për mënyrën e votimit:
Në fletën e votimit:
- Mund të votoni vetëm partinë.
- Mund të votoni vetëm një kandidat nga e njëjta parti.
- Mund të votoni partinë dhe një kandidat nga e njëjta parti.
Kujdes:
Nëse votoni për një parti dhe për një kandidat të një partie tjetër, vota shpallet e pavlefshme.
Zgjidh me kujdes. Vota jote ka peshë!
Shqiptarë të mrekullueshëm që jetoni jashtë vendit,
Zëri juaj ka fuqi!
Votoni! Sepse vota juaj po bën historinë!
Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!