Deputetja e PD-së, Albana Vokshi lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës se po shkel kushtetutën dhe nuk respekton rendin e ditës në Kuvend. Ajo tha se Kuvendi duhet të respektojë rregulloren.
“Një vend ku kryeministri ka mbledhur të gjitha pushtetet. Siç kishte Enver Hoxha 90 përqind të pushtetit. Parlamenti është si një oaz ku ka dhe opozitë. Ndaj ne kërkojmë gjithpërfshirje. Për çfarë ka shkuar dhe po bërtet sot Edi Rama që; kemi hapur 4 kapituj?
Një pjesë e kapitujve është gjithëpërfshirja. Ku është gjithëpërfshirja jonë? Kur nuk ka konsensus siç është kjo, duhet të respektoni këto dy libra, rregullore dhe kushtetutën. Futeni procedurën në shina kushtetuese dhe parlamentin po ashtu.”, tha ajo.
(BalkanWeb)