
“Nga Tirana nis një lëvizje popullore pa kthim , e cila do të përfundojë vetëm me largimin e kësaj qeverie të korruptuar, antisociale , të lidhur me krimin e organizuar. Sot qeverisemi nga kriminelë. Pushteti duhet t’u kthehet qytetarëve. Edi Rama erdhi në pushtet me vota të blera. Ndaj e mbushi Shqipërinë me hashash, sepse kërkon paratë e drogës që të blejë votat në zgjedhjet e ardhshme. Lezha dhe e gjithë Shqipëria duhet të bëhen barrikadë përballë kësaj organizate kriminale, që varfëroi dhe gjysmën e popullsisë. Me politikat korruptive në arsim, të rinjtë dhe te rejat e talentuar ngelën pa shkollë. Me shkatërrimin e administratës , gratë profesioniste u hoqën nga puna dhe u përndoqën politikisht. Gratë kryefamiljare dhe viktimat e dhunës u lanë pa mbrojtje sociale dhe ligjore. Pensionistët i detyruan të hapin procese gjyqësore për të vërtetuar vitet e punës në diktaturë. Afro 30 % e popullsisë emigroi prej varfërisë dhe për arsye sigurie. Rama me axhendën e korrupsionit vodhi buxhetet publike, rriti taksat dhe çmimet, falimentoi biznese dhe monopolizoi sektorë strategjikë. Ndaj të ngrihemi të gjithë bashke në 18 shkurt në protestën e pandalshme: qëllimi final, pushteti t’i kalojë popullit, kjo është demokracia”, tha Vokshi.
Vokshi e quajti hipokrizi propagandën e Kryeministrit me historitë e ish sigurimit të shtetit. Vokshi tha se Rama është pasardhës i atij regjimi dhe i kërkoi të tregojë se kush firmosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.
“I bëj kërkesë Edi Ramës që bashkë me dosjen e Musine Kokalarit të hapë edhe dosjen e Havzi Nelës dhe të tregojë se kush ka firmosur për ekzekutimin e tij”, u shpreh deputetja e PD.
11 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

