Ukrainasit në Keiv po sulmohen sërish, por nuk dorëzohen. Një prej tyre ka zgjedhur të postojë mesazhin e kokleges në Tëitter, e cila është futur bashkë me vajzën në një parking nëntokësor dhe po përgatiten për të fjetur. Aty shihet se kanë ndërresa, ujë dhe macen e tyre që nuk e kanë braktisur.
“Kolegia ime Galyna shkroi: Një alarm ajror u shpall përsëri në Kiev. Në shtëpi pajisëm banjën, dhomën më të thellë pa dritare, për të pritur rrezikun. Tani zbritëm në parkingun nëntokësor. Ne do të përpiqemi të flemë ulur. Nuk po ankohem. Unë besoj në Ukrainë!”- shkruhet në postim.