Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi vodhi një shumë parash dhe mallra në një lokal, dhe tentoi të vidhte me dhunë në një dyqan gjatë natës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera mbi dy kallëzime, dyshohet se gjatës natës, në lagjen nr. 7, ky shtetas:
-ka vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal;
-ka tentuar të vjedhë në një dyqan, pasi ka dëmtuar kangjellat dhe ka thyer xhamat.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.