Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Denis Trungun, i cili kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash prej 15.5 milionë lekë të reja nga pagat e luftës.
Trungu kishte vepruar me një skemë të mirëmenduar. Ai kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakeronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës.
32-vjeçari pas hakerimit ka kaluar 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime. Pas analizimit të llogarisë dhe hetimeve të policisë është arritur të konfirmohet skema që ka përdorur.
Denis Trungu rezulton të jetë i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.



