Policia ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili vodhi çantën e një klienti dhe e fshehu në një rrugicë pranë lokalit.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë rrugës “Mihal Duri”, ndërsa denoncimi u bë nga pronari i çantës, brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme eurosh.
Blutë arrestuan autorin e dyshuar të vjedhjes, 65 vjeçarin me iniciale A. G..
Ndërsa çanta u gjet e fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Vodhi në lokal, çantën e një klienti, identifikohet dhe kapet menjëherë pas krimit.
Gjendet e fshehur në një rrugicë në afërsi të lokalit, çanta me një shumë të konsiderueshme eurosh në të.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.