Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një personi për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rëndë.
Siç informon Prokuroria, bëhet fjalë për një 23-vjeçar i cili më 02.01.2024 me dhunë kishte hyrë në një shtëpi në rrugën “Vostaniçka” në Shkup, ndërsa vlera e përgjithshme e mjeteve që i ka marrë është vlerësuar në 296 000 denarë.
“Me ndihmën e një tavoline plastike, ai u ngjit në ballkonin e katit të parë të shtëpisë dhe hapi me forcë dritaren. Pastaj kontrolloi dhomat dhe mori bizhuteri, gjashtë ora dore, dy kompjuterë laptop, sende të tjera me vlerë dhe para të gatshme në vlerë prej 1.000 eurosh. Më pas ai doli nga shtëpia përmes një dere anësore dhe nuk ishte i kapshëm për policinë për më shumë se një vit. Duke marrë parasysh se kjo rrethanë tregon rrezikun që i dyshuari të arratiset përsëri për të shmangur ndjekjen penale, si dhe faktin se kundër tij janë ngritur akuza për vepra të tjera penale, prokurori publik i paraqiti një propozim gjykatësit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit”, bën të ditur Prokuroria.