VMRO vlerëson se populli i Maqedonisë e lexoi Zoran Zaevin dhe qeverinë e tij, ndërsa për të gjitha “gënjeshtrat do ta dënojnë”. Partia opozitare në komunikatën e sotshme thekson se Zaev duhet ta dijë se populli i Maqedonisë është dinjitoz, i përgëzuar, sado që ta godasë, ta tërheqë, ta shkatërrojë ai sërish do të përgatitet. “Drejtësi prejse LSDM është në pushtet nuk ka. Drejtësinë sot nuk mund ta arrijë as PSP-ja e shkatërruar, as gjyqësia e Kacarskës ose prokuroria e Ruskoskës. Ata janë mishi i egër i Zaevizmit të cilët e ngulfasin drejtësinë, dhe si teatër i kukullave ai zaevizëm i luan kukullat. Firmat e Zaevit bëjnë profit prej 100 milion euro në vit, ndërsa qyteti i thjeshtë luftën për kafshatën e gojës. Klani i Zaevit çdo ditë i përhapë bizneset e tij në fqinjësi, me qëllim që t’i shmangë politikat humbëse të pushtetit të cilin e udhëheq ai, njëkohësisht mijëra qytetarë të rinj të Maqedonisë e braktisin vendin”. VMRO vlerëson se Republika e Maqedonisë duhet të kthehet në shtegun e vërtetë, në prosperitetin ekonomik dhe përfitimin për të gjithë qytetarët.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- Kontrolle të DAP në pompat e benzinës për TVSH-në e ulur në 10%
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së
- Berisha: Për Edi Ramën nuk do ketë më vrimë miu ku do futet
- Logos-A botoi librin “Në kërkim të thelbit” të mendimtarit turk, Ibrahim Kallën
- Ja kur do të ndërrohet ora, akrepat lëvizin një orë përpara!
- Kim Mehmeti: Lufta kundër Iranit është paradhomë e asaj kundër Turqisë?!
- Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi


