VMRO-DPMNE ka akuzuar shumicën parlamentare dhe Qeverinë se përmes deklaratës së fundit të deputetit të BDI-së dëshiron që të inicojë zyrtarizimin e martesave mes homoseksualëve, si dhe dhënien e të drejtave përfshirë edhe të drejtën që të njëjtit të adoptojnë edhe fëmijë.
Bllagica Laskovska tha se një propozim si ky nuk do të gjejë asnjëherë mbështetje pasi të gjitha bashkësite etnike dhe fetare në vend familjen e njohin vetëm si bashkësi mes burrit dhe gruas dhe nuk pranojnë definime të tjera.

