VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme ka nderuar tetë pjesëtarët e forcave të sigurisë të cilët dy vite më parë humbën jetën në Kumanovë, ndërsa kanë theksuar se ata gjithmonë do të mbesin të regjistruar në mesin e heronjve që kanë luftuar për Maqedoninë.
“Për dallim prej tyre, Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski përgjithmonë do të mbesin në anën e kundërt, mes atyre që kanë kthyer shpinën popullit të tyre. Pas aksionit antiterrorist në Kumanovë, anëtarët e LSDM-së kanë sulmuar dhe ofenduar forcat e sigurisë, ndërsa tani Zaev ka pranuar Platformën e Tiranës. Zaev me ngulm po shkel ndjenjat e Maqedonisë. Qytetarët janë të irrituar nga politikat e këtilla të Zaevit dhe veprimit të tij antishtetërore dhe antinacionale”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.