VMRO-DPMNE-ja akuzon se është manipuluar me festën që do të organizohet nesër në 15 qytete të vendit nga ana e Qeverisë me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Nga VMRO thonë që vendi nuk është as afër festës dhe as afër anëtarësimit në NATO dhe BE dhe se këto janë gënjeshtra të LSDM-s. Partia opozitare kërkon sqarime për dyshimet se festa është oragnizuar më herët nga ana e pushtetit.
Nëse LSDM-ja është e gatshme të gënjëjë për marrëveshjen me artistët për të marrë pjesë në festë, paramendoni se për çka tjetër mund të jenë të gatshëm të gënjejnë dhe të manipulojnë për shumë punë të tjera në periudhën e ardhshmen. Gënjejnë për fëstën, gënjyen për paga prej 500 eurove, gënjyen për hyrje ne NATO dhe BE, gënjyen se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Nesë artistët dhe festa kanë pasur marrëveshje para një muaji, Qeveria menjëherë duhët të përgjigjet kur është nënshkruar prokurimi publik për festën dhe cili organ qeveritar qëndron pas festës, cila është firma që merret me vendosjen e binës, zërin, ndriçimin dhe sa para kushton e gjitha kjo, sepse paratë jepen nga xhepat e qytetarëve- tha Dimce Arsov, zëdhënës i VMRO-DPMNE.
Alsat