“Mos e shisni shtetin”, porosi me këso përmbajtjesh janë shpërndarë në mbarë Maqedoninë për funksionarët e LSDM-së, pasi ata janë afër koalicionimit me BDI-në.
Porositë nga “personat e fshehtë”, por megjithatë të përputhura me “skenarin” e paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së, janë të adresuara ndaj partisë së Zaevit, pasi që i njëjti ra në pajtim për një ligj të ri për gjuhën shqipe.
Të njëjtat, janë të mbushura me nacionalizëm, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes.