Partia VMRO Popullore e përkujton opinionin se çysh në vitin 2011 kur askush nuk e ka menduar të kërkon ndonjë ndryshim, ata dërguan iniciativë për ndryshim të modelit zgjedhorë, transmeton Zhurnal.
“Jemi shumë të bindur se vetëm me ndryshim të ligjit për zgjedhje, gjegjësisht në vend të gjashtë njësive zgjedhore të ketë vetëm një njësi zgjedhore dhe do të kemi pluralizëm të vërtetë në Parlament dhe me këtë do të fitojmë demokratizim të shoqërisë maqedonase”, thonë nga VMRO-Popullore.
Nga kjo parti gjithashtu propozojnë që të shfuqizohet pragu i kualifikimit për të hyrë në Kuvend si dhe të ndryshohen rregullat e lojës dhe të aplikohet finansimi shtetëror me ndarje prej 0.3% nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.
VMRO-Popullore fton gjithë partitë politike që të përkrahin këtë iniciativë sepse vetëm me këtë model mundet të përmbushen kriteriumet për zgjedhje fer dhe demokratike.