Pas shkarkimit të prokurorit publik fshihet një tentim për instalim të një personi që i bindet partisë. Kështu akuzon LSDM pushtetin, për procedurën e shkarkimit të prokurorit Lupço Kocevskit. Sipas tyre, po ndodh proces i partizimit dhe ndërhyrjes politike në sistemin gjyqsor nga ana e pushtetit.
Aleksandar Aleksovski, LSDM
“Kjo do të thotë shtypje e demokracisë, shkelje e ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe kthimi në epokat e errëta të gjyqtarëve, prokurorëve dhe proceseve të kontrolluara. Këto nuk janë reforma por partizim klasik. Mickoski po i hedh poshtë reformat në gjyqësor, po merr kontrollin e plotë dhe po i partizon institucionet që duhet të jenë të pavarura”.
Kurse VRMO akuzoi LSDM-së se po e mbron Lupço Kocevskin sepse nuk ka hapur procedurë për njerëzit e Zoran Zaevit.
VMRO-DPMNE
“Nëse Lupço Kocevski do të punonte sipas ligjit, pasi u pranua faji nga ish anëtari i Këshillit Gjyqsor dhe gjykatës suprem Naqe Georgiev se ka ndikuar për denim më të ulët për Boro Marlboron, për çka ka përfituar, do të hapej hetim për gjykatësit dhe prokurorët e këtij rasti. Nëse Georgiev ka pranuar ryshfet dhe ka ndikuar, atëherë edhe gjykatësit e lëndës kanë vepruar me urdhër të Naqë Georgiev dhe jo sipas ligjit”.
Një ditë më parë Qeveria e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë që të dorëzoj propozim për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevskit dhe më pas ai propozim të dorëzohet tek Këshilli i Prokurorëve, nga ku është e nevojshme të krijohet një mendim.
Prokurori Kocevski një ditë më parë u deklarua se ai nuk e ka ndërmend të dorëhiqet sepse nuk mendon se ka bërë shkelje të rëndë disciplinore, por do ta pres vendimin e Qeverisë.
Përndryshe, sipas ligjit për Prokurori Publike, prokurori shtetëror publik mund të shkarkohet për dy shkaqe, nëse është antar i ndonjë partie politike dhe nëse ka bërë shkelje të rëndë disciplinore.