Vendimi për qeverisjen e LSDM është bërë në mënyrë joligjore, shkelje brutale të ligjit dhe marje të vendimit në mënyrë kriminele, kështu ka akuzuar VMRO në Ohër kuadrot e LSDM, transmeton Zhurnal.mk
“Deri në çfarë shkalle ka ardhur LSDM dhe kryetari i komunës Jovan Stojanoski të heshtë dhe kokën mos e ngreje nga turpi, pa asnjë arsyetim ka vendosur të heshtë, nëse kjo heshtje bëhet për shkak se kanë frikë nga përgjegjësia e nuk dinë çfarë të përgjigjen”, kështu ka pyetur në konferencën për shtyp Perço Bozhinovski nga VMRO.
“Cili nga anëtarët e zgjedhur në bordet drejtuese dhe mbikqyrëse në ndërmarjet publike në Ohër disponon ndonjë certifikatë për njohje të gjuhëve të huaj, kalim të testit psikologjik dhe të integritetit në bazë të ligjit për ndërmarje publike. Pse nuk ka vepër penale dhe nuk është shkarkuar drejtoresha e ndërmarjes varezat e qytetit nga ana e kryetarit Jovan Stojanoski?”, këto dhe shumë akuza të tjera në adresë të LSDM ka bërë Bozhinovski i VMRO.