VMRO-DPMNE në një komunikatë për media ka thënë se Zaev nuk do të ketë sukses në realizimin e Platformës së Tiranës, pa marrë parasysh, thonë ata, përkrahjen që e ka nëntoka kriminele e LSDM-së.
“Qytetarët nuk pajtohen që Zaev në llogari të shtetit t’i paguaj borxhet që i ka ndaj narko-mafisë. Të kota janë përpjekjet e LSD për të fshehur lidhjen me narko-mafinë, kur në periudhën e kaluar opinioni ishte dëshmitarë i aksioneve policore kundër narko trafikuesve të afërt me Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij. Përgjegjësi për krimet duhet të ketë dhe askush nga LSD nuk do të mund të ikë nga drejtësia. Zaev dhe LSD nuk do të shpëtojnë me frikësimet dhe presionet ndaj gjyqësorit”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

