Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të kthehen ne Kuvend vetëm kur në rend dite në seancë plenare, do të jetë pika për Mocionin e besimit ndaj Qeverisë, document i cili sipas kordinatorit të kësaj partie, Dragan Danev, është në përgatitje e sipër. Kjo do të thotë se në rast se kryeparlamentari Talat Xhaferi, i vendos ligjet reformuese për miratimin e të cilave nevojiten 2/3 e votave, para interpelancës, të njëjtat nuk kalojnë, pasi nuk do të kishte vota të mjaftueshme.
“ Pika e parë ku do të kthehemi si deputet do të jetë Mocioni i besimit në Qeverinë aktuale. Në përgatitje e sipër është dokumenti me të cilin do t’u drejtohemi deputetëve të Republikës së Maqedonisë. Besoj se ai dokument do të jetë gati së shpejt dhe do t’ua dorëzojmë shërbimeve të Kuvendit dhe më pas presim që në afatin e paraparë në rregulloren, Talat Xhaferi ta caktojë seancën ku do të kërkojmë mocion ndaj besimit të Qeverisë. Në momentin që dokumenti do të jetë gati, do të jeni të informuar”- tha Danev.
Megjithatë Danev nuk u sqaroi nëse kërkesën për interpelancë do ta dorëzojhnë para apo pas festës së Pashkëve. Nga kjo parti nuk e përjashtojnë mundësinë që të punojnë edhe në vigjilje të festës, në rast se nisma dorëzohet nesër dhe seanca caktohet në fundjavë.
Rreth asaj se si duhet të rrjedhë procedura në rast se kërkohet Mocion i besimit ndaj Qeverisë, Rregullorja e Kuvendt parasheh:
- Për mocionin e parashtruar lidhur me besimin e Qeverisë, Kryetari I Kuvendit duhet menjëherë të therrasë seancë . Seanca mbahet ditën e tretë nga dita e paraqitjes së mocionit për besimin e Qeverisë.
2. Afati nga paragrafi (1) i këtij neni fillon të rrjedhë në ditën e ardhshme, nga dita e paraqitjes së mocionit për besimin e Qeverisë.VMRO-DPMNE-ja, kërkesën për interpelancë e arsyeton me, siç thotë ndikimin e Qeverisë në shkatërrimin e ekonomisë në vend, rritjen e kriminalitetit dhe të korrupsioni. Kreu i kësaj partie, pak ditë më parë paralajmëroi edhe protestë masive gjithpopullore në muajin maj, për të gjitha pakënaqësitë ndaj Qeverisë aktuale. Ndaj deklaratave të tilla të kreut të VMRO-së ka reaguar LSDM-ja, e cila i ka bërë thirrje opozitës tu kërkojë falje qytetarëve për të gjitha dëmet e shkaktuara deri tani dhe t’i jep fund politikave destruktive.
Ndryshe, vendimi për rikthimin e opozitës në Kuvend vjen pas takimeve intensive që kanë zhvilluar grupet e punës të VMRO-së dhe LSDM-së për miratimin e ligjeve reformuese dhe kërkesave të Brukselit që ato të mos kalojnë pa konsensus edhe më opozitën.Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan NedelkovskiAlmakos.com