07 March
VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje LSDM-së që të shpallin zgjedhje parlamentare dhe ta paraqesin para qytetarëve Platformën shqiptare.
Sipas VMRO-DPMNE-së, miratimi i rezolutës me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912-1956 që është pjesë e platformës, praktikisht dënohen luftëtarët e KAÇKM-së të cilët kanë luftuar për shtet të lirë.
“Qytetarët në zgjedhje as nuk votuan për Platformën e një shteti tjetër, as nuk votuan për formimin e Qeverisë së Tiranës në Republikën e Maqedonisë. Qytetarët votuan për projekte dhe prosperitet ekonomik”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-DPMNE-së, qeveria e re e formuar nga LSDM-ja do të ketë rol kundër vullnetit të qytetarëve ta shpall gjuhën shqipe dhe alfabetin e tij si gjuhë zyrtare, bashkë me gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik.
VMRO-DPMNE, siç thekson, nuk do të lejojë kurrfarë zgjidhjesh të cilat janë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe nacionale.