Marrja e imunitetit të deputetit me dy të treta e shumicës në vend se me 61 vota, definim të kritereve se cilat ligje mund të sillen në procedurë të shkurtuar, kritere për ligje me flamuj evropian, përgjegjësi për kryesuesin e Komisionit ose seancës plenare nëse shkel procedurat e Rregullores, janë disa nga propozimet e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet e Rregullores parlamentare që do t’i vendosin në tavolinë para LSDM-së në grupin e punës, mëson Plusinfo nga burime brenda Kuvendit.
Krahas kësaj pushteti do të propozojë që seanca konstituive të zgjas 48 orë, si ajo me zgjedhjen e qeverisë, të mos ketë më shumë grupe parlamentare të një partie, rritjen e ingerencave të nënkryetarëve në Kuvend, kufizim të kohës për përgjigje të kryeministrit dhe ministrave në seancën për pyetje deputetësh…,
Përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës në takimin do të këmbejnë propozimet e vendosura në letër, ku secila nga partitë do të duhet të prononcohet se cilat propozime janë të pranueshme dhe cilët nga ato nuk do kenë vizën.